Rama emëron Endri Fugën në krye të ‘Ministrisë së Propagandës’ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama emëron Endri Fugën në krye të ‘Ministrisë së Propagandës’

06:35 | 28/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0
Kryeministri Edi Rama, Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga dhe deputeti i PS, Eduard Shalsi, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga and lawmaker, Eduard Shalsi, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Në një urdhër ekzekutiv një ditë pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, Kryeministri ka firmosur emërimin në krye të saj të Endri Fugës, i cili ka mbajtur rolin e zëdhënësit të tij prej dekadash, që në kohën kur Rama ishte kryetar i bashkisë Tiranë. Emërimi i bërë që më 19 shtator 2021, por u pranua nga kryeministria në përgjigje të një kërkese të BIRN për informim.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, z. Endri Fuga, është emëruar me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021 “Për emërim në detyrë”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Roli i agjencisë do të jetë centralizues për marrëdhëniet me publikun të qeverisë. Në organikën e saj me 61 punonjës do të përfshihen të gjithë zëdhënësit e ministrive dhe të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe punonjës të zyrës së Marrëdhënie me Publikun në kryeministri. Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

Read more

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

“Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendim.

Në vijim të vendimeve në mbështetje të krijimit të agjencisë qeveria mori me qira zero të ambienteve të Pallatit të Kongreseve të paktën 7 zyra dhe një sallë konferencash. Ngritja dhe funksionimi i kësaj agjencie shihet nga shumë aktorë vendorë si një legalizim i strukturës funksionuese të mëparshme të propagandës së qeverisë. Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie. Në një deklaratë të publikuar në tetor 2021, gjashtë organizata ndërkombëtare e quajnë “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe e shohin atë si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.

“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën” – thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.

Edhe Komisioni Europian ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur  theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes. Herën e fundit që Shqipëria ka pasur një ministri propagande ka qenë viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër “për informacionin”. Kjo agjenci do të ketë në strukturën e saj 61 punonjës, por kryeministria nuk i vuri në dispozicion BIRN-it, sipas kërkesës, emrat dhe pozicionet e tyre të punës./ Marrë nga BIRN/

Etiketa: edi ramaEndri Fugaministripropaganda

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Para
Audiopërgjimi i Veliajt, Rama: E mora në telefon, i kërkova llogari se pse përmendi SPAK-un

Audiopërgjimi i Veliajt, Rama: E mora në telefon, i kërkova llogari se pse përmendi SPAK-un

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com