Gazeta angleze “The Independent”, shkruan se Frank Lampard është tashmë trajneri që ka shanset më të mira për t’u bërë zëvendësuesi përfundimtar i Rafa Benítez-it si trajner i Evertonit.
Lampard, është pa skuadër që kur u shkarkua nga Chelsea më 26 janar 2021.
Mbështetësit e Everton ishin tashmë kundër që Benítez të merrte drejtimin e ekipit, për shkak të statusit të tij si ish-menaxheri i Liverpool-it, të cilin e bëri kampion Europe në 2005-ën, por udhëheqja e klubit të Goodison Park shkoi përpara dhe zgjodhi ish-trajnerin e Madridit, duke e shkarkuar më 16 janar.