Policia ka dalë me njoftim zyrtar për personat që tentuan vjedhjen e një argjendarie në Shkodër. Sipas njoftimit, në pranga ka rënë çifti i të rinjve të identifikuar si Arben Hoxhaj dhe Anisa Hoxhaj.
Policia është njoftuar rreth orës 13:00 se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Sapo kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, policia ka bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar, banues në Vlorë. Mësohet se ata janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy të rinj dhe dy palë targa false. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.