Florian Përvathi të hënën ka vrarë bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj, me motiv hakmarrje.
17-vjeçari do të dalë këtë të enjte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.
Gjatë kontrollit në banesë, atij ju gjet dhe një armë gjahu, ndërsa prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest në burg”.