Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestim i tyre u bë në ambjentet e një lokali pranë një qendre tregtare në rrugën e “Barikadave” gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Galeria”.
Të arrestuarit janë:
- Eduart Koboçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë “EKOL Tuna”, i calibrit 8 mm, me një krehër me një fishek dhe një shkop metalik bejzbolli (Nenet 278/2, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal).
- Gëzim Curri, 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një dorezë metalike grushti (Neni 279 i Kodit Penal).
- Besjan Kokaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” (Neni 283 i Kodit Penal).
- Gerald Pepa, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” (Neni 283 i Kodit Penal).
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.