Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 554-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastritot Skëndërbeun me një episod nga filmi për Heroin tonë Kombëtar teksa ai lufton me turqit.
Meta shkruan në Facebook se Skënderbeu do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.
“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.”, shkruan ai.554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut përkon me vizitën zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, por duket se nuk e ka listuar në agjendë një takim me homologun e tij edhe pse do të qëndrojë për rreth 13 orë në Shqipëri.









