Një 70-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se F. M., 70 vjeç. ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak teksa ka qenë një lokal.
“Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Pritet të zbardhen detaje pas ekspertizës mjekoligjore. Nuk dihet ende nëse i moshuari ka qenë në prani të familjarëve të tij.