Ditën e djeshme klubi i Kuksit nëpërmjet një deklarate kërkojë të shtynte ndeshjen me Dinamon, pasi 10 persona, 7 prej të cilëve futbollistë, kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.
FSHF e ka shtyrë ndeshjen për të mërkurën, më 19 janar.
Ky duel do të luhet në “Kukësi Arena” dhe jo në Elbasan, siç ishte parashikuar. Sfida luhet me ndriçim prej orës 16:45.
Një tjetër ndryshim është bërë për ndeshjet e javës së 16-të të Superiores. Skënderbeu-Laçi nuk do të luhet në orën 13:45, por në 16:45 të shtunën.
Pjesa tjetër e kalendarit mbetet e pandryshuar, me Tiranën dhe Vllazninë që ndeshen të shtunën prej orës 19:45. Të dielën nga ora 13:45 luhen Egnatia-Partizani dhe Kastrioti-Teuta.