Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për ekipin e Konyasporit dhe për gjithë futbollin turk.
Mbrojtësi 27-vjeçar, Ahmet Calik, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ai u përfshi në një aksident automobilistik që rezultoi fatal për të.
Mbrojtësi, që ishte shok ekipi me Sokol Cikalleshin dhe Endri Çekiçin, humbi kontrollin e makinës e cila u përmbys dhe doli nga rruga. Ndihma ndaj futbollistit nuk rezultoi efikase duke futur gjithë botën e futbollit në zi