Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste në ambientet e brendshme të selisë së PS-së. Kjo mbledhje zhvillohet disa para 30-vjetorit të krijimit të FRESH, ku pritet të ketë një organizim për të festuar këtë ditë.
Ditën e djeshme kreu i qeverisë mblodhi për gjysmë orë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së,. Dhe pse pas takimit nuk pati asnjë deklaratë për mediat, mësohet se u bë një analizë e situatës në terren me elektoratin e qytetarët, përmbledhje që Rama e kishte kërkuar vetë më parë. Më pas kryeministri zhvilloi një tjetër takim në “Vila 30” me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe vartësit e saj.
Këto janë takimet e para që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për vitin 2022. Dy ditë më parë, Rama doli vetë për të komentuar situatën politike në vend ku ironizoi zhvillimet në selinë blu.