Ambasadori i ri amerikan zyrtarisht merr detyrën në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i ri amerikan zyrtarisht merr detyrën në Kosovë

16:38 | 10/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë dhe do të vazhdojnë të mbeten partner i palëkundshëm i Kosovës. Ai i bëri këto komente pas pasi i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri i palëkundshëm i Kosovës dhe kjo do të vazhdojë. Një përkushtim që dua të ndaj me ju, është përkushtim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara; para se gjithash dhe mbi të gjitha ne jemi miqtë tuaj, ne jemi në anën tuaj, ne do të punojmë me ju, qeverinë tuaj, njerëzit tuaj, shoqërinë civile, qytetarët, për të çuar përpara përparësitë që përfshijnë promovimin e demokracisë, që përfshijnë mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, që janë aq të rëndësishme sikurse janë përpjekjet tona të vazhdueshme globale për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi dhe në këtë rast drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai duke nënvizuar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës për t’u afruar me institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ambasadori Hovenier tha se populli i Kosovës ka bërë atë që duhet, për t’i shërbyer me të drejtë vendit të tij në skenën ndërkombëtare dhe për të krijuar një shtet të suksesshëm demokratik dhe shumë etnik.

Read more

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

“Jam krenar për rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara në mbështetje të popullit të Kosovës teksa e arritën këtë. Kam pasur mundësinë disa herë në karrierën time të jem pjesë e atij procesi dhe përsëri është nder i karrierës sime”, tha ai.

Presidentja, Vjosa Osmani, tha se Kosova beson dhe promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mbështeten në liritë demokratike.

“Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier sepse ka ecur përpara, mirëpo një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe, kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi rritur dhe zhvilluar si vend si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi SHBA-të pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë. Roli i ambasadorit të Shteteve ë Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor për të garantuar që marrëdhënia jonë të vazhdojë të lulëzoj”, tha ajo.

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier vendosen kurora lulesh te shtatorja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në nderim të kontributit të tij.

“Këtë doja ta bëja që në ditën time të parë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë për respektin që kam për presidentin Rugova dhe atë që ai përfaqësonte në atë kohë. Unë pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambouilletit në atë kohë, dhe e di se çfarë ai përfaqëson dhe besoj se është shumë e rëndësishme që ta kujtojmë e nderojmë”, tha ambasadori Hovenier.

Jeffrey Hovenier, arriti të dielën në Prishtinë, pak ditë pasi u betua si ambasadori i gjashtë amerikan në Kosovë. Ai pason ambasadorin, Phillip Kosnett, i cili drejtoi misionin diplomatik amerikan që nga viti 2018.

Zoti Hovenier një diplomat karriere ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador në Turqi, ndërsa më herët ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin. Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet amerikane në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru si dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zoti Hovenier ka përvojë në Kosovë. Ai ishte pjesë e ekipit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dhe në vitin 2018 ishte nderuar nga ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ambasadori Hovenier merr detyrën në Kosovë në një periudhë kur janë shtuar thirrjet për një angazhim më të fuqishëm amerikan në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Pas emërimit të zotit Hovenier në Prishtinë, administrata amerikane emëroi zotin Christopher Hill, për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi.

Vëzhguesit e shohin me sy të mirë faktin se administrata amerikane vendosi emërimin diplomatëve me përvojë të gjatë në vendet e rajonit për të shërbyer si ambasadorë dhe vlerësojnë se emërimet e tilla do të jenë në funksion të zgjidhjes së çështjeve të hapura./VOA

Etiketa: Ambasadori amerikankosove

Të Lidhura

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Para
‘Deltakron’, studimet mbi  kombinimin Delta dhe Omicron

'Deltakron', studimet mbi  kombinimin Delta dhe Omicron

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com