Tërmeti i fortë i mbrëmjes së kaluar me epiqendër në Greqi, ka shkaktuar probleme në disa banesa në Qarkun e Korçës. Burime për Gijotina.com bëjnë me dije se nga lëkundja e fuqishme me magnitudë 5.6 të shkallës rihter, janë dëmtuar 6 banesa në Bashkinë Devoll.
Nga raportimet e qytetarëve, mësohet se kanë pësuar dëmtime 2 banesa në Bilisht, 2 banesa në fshatin Mançurisht dhe 2 në fshatin Shuec. Ndërkohë, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.
Paraprakisht raportohet se banesat të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë pasur probleme edhe më parë.