Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për këtë vit të ri kabinetin e tij qeveritar, ku në fokus do të jenë objektivat e 2022-shit.
Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orën 09:00, ndërsa vijon ende.
Kjo është e para mbledhje që mbahet për këtë vit të ri, ku do të përcaktohen edhe objektivat për 300 ditë qeverisje. Mbledhja e ministrave me kreun e ekzekutivit po mbahet te Vila 30.