Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje Covid në vend, ndërkohë që janë regjistruar 108 raste të reja nga 6196 testime të kryera.
Numri i infektimeve ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë 24-orëve të fundit, pasi për datën 3 janar u shënuan 38 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë bën gjithashtu me dije se në Kosovë janë aktualisht 637 raste aktive.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.161 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784.166 persona.
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...









