Në konferencën për Ballkanin e Hapur në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vucic tha se njohja e Kosovës diskutohet vetëm në Bruksel.
“Ne kemi këndështrime të kundërta me Kosovën. Nuk mendoj që është produktive për mua që ti ftoj sepse në momentin që ftoj dikë nga Prishtina, thonë që meqë e bëri ai ftesën, ne nuk do të vijmë. Sa u takon çështjeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë, jemi të gatshëm të punojmë së bashku dhe nuk kemi asnjë pengesë për këtë”,-tha ai.