Në një intervistë të dhënë për Washington Post nga Ministri i Drejtsisë Ylli Manjani ka theksuar se, problemet në këtë drejtim nuk krijohen nga feja por nga mungesa e edukimit.
Nga ana tjetër, Manjani ka shtuar se, ngërçi i zhvillimit të shoqërisë është kusht favorizues dhe se zonat e thella janë më të rrezikuara nga ky fenomen.
“Problemet nuk i krijon feja, por mungesa e edukimit. Ngërçi i zhvillimit të shoqërisë civile tjetër kusht favorizues. Faktor me ndikim në nxitjen e radikizmit është edhe varfëria, veçanërisht në zonat e thella. Sfida kryesore kundër radikalizmit mbetet zhvillimi ekonomik. Nevojë për më shumë asistence në kundërpërgjigjen ndaj këtij fenomeni. Asistenca vetëm nëpërmjet trajnimesh nuk është e mjaftueshme” ka thënë Ministri Ylli Manjani.