Krujë arrestohen 4 persona për vrasjen e Fatmir Pulës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krujë arrestohen 4 persona për vrasjen e Fatmir Pulës

13:36 | 12/06/2016
në Uncategorized
0

Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim 4 persona, të akuzuar për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen dhe armëmbajtje pa leje për ngjarjen e ndodhur në datën 19 janar të këtij viti, kur ka humbur jetën shtetasi Fatmir Pula, i qëlluar me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje. Për këtë krim, Prokuroria e Krujës akuzon shtetasit Admir Haka, Elton Ceka, Herton Haka dhe Olti Metuku.

Po për këtë ngjarje, Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim edhe shtetasit Hekuran Buci, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” dhe shtetasin Aleksandër Haka, i akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe “armëmbajtje pa leje”. Të pandehurit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në muajin janar, në fshatin Zezë të komunës Nikël është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datelindjes 1971. Të pandehurit Herton Haka dhe Admir Haka, vëllezër ndërmjet tyre, së bashku me kunatin e tyre Olti Metuku kanë pasur njohje me viktimën Fatmir Pula duke qënë se kanë qenë fqinj të tij në fshatin Zezë të komunës Nikël. Viktima prej disa kohësh kishte marë me qera një lokal bar-kafe me vendodhje në Kamëz-Tiranë. Duke qenë në dijeni të aktivitetit fitimprurës së viktimës, të pandehurit Herton Haka, Admir Haka, Olti alias (Agron) Metuku në bashkëpunim me lidhjen shoqërore të tyre, të pandehurin Elton Ceka kanë gjurmuar prej mëse një javë para ngjarjes lëvizjet e viktimës Fatmir Pula. Shkak për këtë ka shërbyer një bisedë paraprake e zhvilluar ndërmjet të pandehurve Elton Ceka, Olti Metuku dhe Admir Haka, bisedë e cila ishte përqëndruar te grabitja e shtetasit Fatmir Pula. Biseda u shoqërua me planin për grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, plan i cili përfshinte rolin aktiv të të pandehurve Elton Ceka, Olti Metuku dhe Admir Haka. Konkretisht nga aktet rezulton se të pandehurit  Herton Haka, Admir Haka, Olti Metuku dhe Elton Ceka ishin në dijeni të plotë të faktit se shtetasi Fatmir Pula kishte një lokal me qera në Kamëz dhe çdo natë rreth orës 20.00 kthehej në shtëpi duke pasur me vete edhe xhiron ditore të lokalit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Konkretisht në datën 19.01.2016 të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka, Olti Metuku janë takuar me njeri-tjetrin në Kamëz-Tiranë. Ndërkohë që i pandehuri Olti Metuku në cilësinë e bashkëpunëtorit, ishte ai i cili kishte marë përsipër të sinjalizonte nëpërmjet telefonit lëvizjet e viktimës Fatmir Pula pasi ishte pozicionuar në afërsi të lokalit të viktimës. Pasi janë nisur nga Kamza-Tiranë në të cilën gjendeshin fillimisht të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, rreth orës 20.30 i pandehuri Admir Haka i ka kërkuar vëllait të tij, Herton Haka, të nxirrte te rruga në Nikël, armët e krimit së bashku me fishekët përkatës. Këto armë krimi i kishin siguruar ditë më parë, në zbatim të planit të tyre. I pandehuri Herton Haka ka sjellë armën dhe fishekët në vendin që e kishin lënë për t’u takuar të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka.  I pandehuri Herton Haka në dijeni të plotë për qëllimin që do të përdorej arma dhe fishekët, në rolin e bashkëpunëtorit në kryerjen e veprës penale ka furnizuar me armë dhe fishekë të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, duke ju bindur instruksioneve të dhëna nëpërmjet telefonit nga ana e të pandehurit Elton Ceka.

Më pas, i pandehuri Admir Haka së bashku me të pandehurin Elton Ceka, i kanë shkuar në shtëpi afërmit të tij (djalit të xhaxhait) të pandehurit Aleksandër Haka duke i kërkuar katër fishekë, ku ky i fundit i ka dhënë katër fishekë armë zjarri të tipit luftarak, por duke mos qenë në dijeni se për çfarë do të shërbenin këto fishekë. Brenda ambjenteve të shtëpisë së këtij të fundit kanë krijuar një maskë nga një bluzë, të cilën e kanë hequr nga trupi, por pa i shpjeguar të pandehurit Aleksandër Haka se për çfarë do të shërbente kjo maskë. Gjatë kësaj kohe, i pandehuri Olti Metuku, nëpërmjet telefonit, ka sinjalizuar të pandehurin Elton Ceka, se viktima po fuste karriget brenda në lokal dhe po përgatitej të nisej në drejtim të fshatit Zezë të komunës Nikël. I pandehuri Aleksandër Haka para ngjarjes ka furnizuar me katër fishekë të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, numër i cili korrespondon me plagët që i janë shkaktuar viktimës nga arma e zjarrit.

Rreth orës 20.30-21.00 të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka kanë mbushur thasët me gjethe plepi, të cilat i kishin marë qysh më parë dhe i kanë vendosur në rrugicën, e cila të con te shtëpia e viktimës Fatmir Pula dhe të dy personat nën hetim janë fshehur në një gardh në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilët janë pajisur me dy armë zjarri dhe kanë qëlluar duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Fatmir Pula, në momentin që ky i fundit po dilte nga mjeti që të hiqte thasët me gjethe plepi të vendosura më parë.

Pas kryerjes së vrasjes, të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka kanë shkuar në fillimisht në shtëpinë e të pandehurit Aleksandër Haka, duke i thënë se kishin kryer një vrasje dhe më pas kanë shkuar për t’u strehuar në shtëpinë e personit nën hetim Hekuran Boci, i cili njëkohësisht është burri i motrës së të pandehurve Herton Haka dhe Admir Haka. Në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit, konkretisht në një gardh të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka kanë hedhur në ferra dy armë model 5. Në folenë e njërës armë u gjet një fishek në folenë e qytës dhe tre të tjerë në gushë. Më pas, i pandehuri Hekuran Boci ka shoqëruar me mjetin e tij në drejtim të rrugës kryesore të pandehurin Elton Ceka, të cilin nuk e njihte me parë, por ja prezantoi kunati i tij Admir Haka si shokun e tij. Ndërkohë që i pandehuri Admir Haka natën e datës 19.01.2016 është strehuar te shtëpia e personit nën hetim Hekuran Boci. Ky i fundit, strehoi në shtëpinë e tij autorin e krimit, të pandehurin Admir Haka dhe ka transportuar në drejtim të rrugës kryesore të aksit Halili-Krujë të pandehurin Elton Ceka me qëllim shmangien e këtij të fundit nga përgjegjësia penale.

Etiketa: arrestohen 4 persona per vrasjen e fatmir pules

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Meta: Bashës i kërkova miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi

Meta: Bashës i kërkova miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com