Ish-kryeministri Sali Berishaka ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD. Në “Foltoren” që ka zhvilluar me shqiptarë në Florida të SHBA-ve, Berisha tha se Basha mashtroi publikisht dhe e mbushi sallën me punonjës të godinës së PD, pasi nuk u paraqit as 1/3 e anëtarëve.
“E vërteta është se ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk respekton asnjë normë, ligj, parim, përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhrave që merr. Mjafton tu them sot, ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet asnjë 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht. Por pavarësisht nga të gjitha katro ju garantoj ju se ky revolucion për rivendosjen e vlerave nuk ka të ndalur. Ky revolucion siç çmontoi në 91 diktaturën do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”,-tha Berisha.