Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare reagon menjëherë pas ndjeshjes me Zvicrën: Analistët të mos kërkojnë fajtor por të mbështesin skuadrën
“Pse duhet të kërkojmë gjithmonë fajtorë”, ishte reagimi nervoz i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. Menjëherë pas ndeshjes ku Shqipëria u ndëshkua me rezultatin 1 me 0, Mavraj tha për top-channel. “Kur humbim ne krijojmë gjithmonë një fajtor. Edhe Zvicra gaboi. Pse Zvicra nuk gaboi? Të gjithë gabojnë.. edhe ju gaboni në punën tuaj. Ne nga ana morale dhe psikike ne e kemi përballuar mirë. Kemi luajtur me një lojtar më pak dhe e kemi përballuar mirë. Analistët në Shqipëri gabojnë nëse kërkojnë fajtor. Të gjithë gabojnë. Analistët të mos kërkojnë fajtor por të mbështesin skuadrën” – tha Mavraj.