Prej më shumë se dy orësh ka nisur punimet Kuvendi i 11 Dhjetorit në Partinë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha. I cilësuar si kuvend i jashtëzakonshëm, për herë të parë ai thirret nga firmat e delegatëve të partisë.
Teksa vijojnë punimet deri më tani janë votuar ndryshime në statut, që përfshijnë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD-së.
Mirëpo, duket se vëmendjen ky kuvend ia ka marrë edhe kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet sociale qarkullojnë foto, ku Rama është kapur duke ndjekur live Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.
/27.al