Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli jashtë Kuvendit për negociatat me Partinë Demokratike lidhur me Reformën Zgjedhore. Balla tha se vijon puna në këtë drejtim dhe është mbyllur gati 90-95% e procedurës.
Socialisti komentoi edhe vizitën e Gabriel Escobar ditën e sotme në Tiranë. Diplomati maerikan vjen dy ditë para kuvendit të thirrur nga Sali Berisha dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha. Balla u shpreh se vizita ishte e planifikuar dhe nuk ka lidhje me këtë zhvillim.
“Vizita e Escobar ka shumë kontekste, por është e planifikuar, në kuadër të një turi ballkanik. Ajo që ka rëndësi për ne shqiptarët është që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA sot janë në nivelin më të mirë politikë dhe diplomatik, me një shkëmbim të shkëlqyer vizitash. Ne kemi propozuar në Uashington edhe përfshirjen e Shqipërisë në partneritetin me Dhomën Përfaqësuese”, deklaroi Balla.