“Luftë jo vetëm me armë”! “DW”: Rreziqet e konfliktit Ukrainë-Rusi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Luftë jo vetëm me armë”! “DW”: Rreziqet e konfliktit Ukrainë-Rusi

10:05 | 08/12/2021
në Bota, Kryesore
0

Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të gjendet para problemeve të mëdha për shkak të situatës në Evropën Lindore. Gjendja në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës është shqetësuese, mendon Oliver Rolofs.

Marrëveshja e koalicionit trepartiak, i ashtuquajtur semafor ia ka kushtuar me mençuri Rusisë pjesën më të madhe të hapësirës në kapitullin “Marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale”. Krahas fjalëve miqësore që vërtetojnë thellësinë dhe diversitetin e marrëdhënieve gjermano-ruse, shprehen edhe kritika të qarta ndaj kursit agresiv të Rusisë.

Flitet për “përpjekje për destabilizimin e Ukrainës, dhunën në Ukrainën lindore dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë” si dhe “kufizimin gjithëpërfshirës të lirive civile dhe demokratike”. Me fjalë të tjera: Rusia po bën një luftë psikologjike hibride që nuk kufizohet vetëm në Ukrainë dhe vendet fqinje, por është një kërcënim në rritje për të gjithë Perëndimin.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Pushtimi i Ukrainës si një skenar i vërtetë

Bombarduesit rusë me aftësi bartjeje të armëve bërthamore janë regjistruar nga avionët luftarakë të NATO-s mbi Detin e Veriut. Sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko po shantazhon Bashkimin Evropian me refugjatë me mbështetjen e presidentit rus Putin. Në kufirin ruso-ukrainas, Kremlini mbledh pothuajse njëqind mijë ushtarë dhe armë të rënda. Sulmet kibernetike ndaj Ukrainës dhe BE-së janë në rend të ditës.

Në javët e fundit, konflikti me Rusinë është intensifikuar në disa fronte, nervat janë tendosur – një pushtim rus i Ukrainës tani klasifikohet si një skenar i vërtetë në Uashington dhe Kiev, dhe sjell kujtime të errëta të aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. Tani për tani, Berlini dhe BE-ja duhet të marrin parasysh shqetësimet e sigurisë së Ukrainës dhe të qëndrojnë në krah të Kievit. Zbutja ndaj Kremlinit do të kishte pasoja katastrofike – për të gjithë Evropën, jo vetëm për Ukrainën.

Lufta jo vetëm me armë

Për të mbrojtur Ukrainën, Gjermania dhe aleatët e tjerë duhet të kuptojnë se agresioni rus nuk kufizohet vetëm me tanke dhe trupa. Armiqësitë e Kremlinit ndaj Ukrainës janë pjesë e një modeli më të gjerë lufte që përfshin sektorët energjetikë, financiarë dhe ekonomikë. Rusia përdor vazhdimisht gazin si një armë politike. Pikërisht tani në një kohë kur Evropa po përballet me një krizë të madhe energjetike. Kohët e fundit Moska torpedoi kursin pro-evropian të qeverisë së re moldave me një mosmarrëveshje për gazin.

Krahas politikës me gazsjellësin Nord Stream 2, Rusia po kërcënon integritetin territorial të Ukrainës edhe me luftë rraskapitëse ekonomike. Ajo synon të fusë qeverinë ukrainase në një ngërç financiar. Këto përfshijnë procedura të shtrënguara doganore dhe krijimin e radhëve të gjatë dhe pritjeve në në kufi, vendosjen e ndalimeve të importit për produktet ukrainase dhe shkurtimin e kredive për industrinë ukrainase nga bankat ruse.

Sipas vlerësimeve të institutit amerikan Atlantic Council, aneksimi rus i Krimesë dhe lufta në Ukrainën lindore i kushtuan Kievit të paktën 100 miliardë dollarë shkatërrim, konfiskim asetesh dhe humbje të reputacionit që ka pësuar ekonomia ukrainase. Ndërkohë që në këtë konflikt kanë vdekur 14.000 njerëz.

Si mund të ushtrojë presion Evropa ndaj Rusisë

BE-ja do të kishte mjetet dhe fuqinë politike për t’u përgjigjur me vendosmëri. Por BE-ja ka nevojë për një kornizë të re strategjike për t’u marrë me Rusinë. Nga njëra anë, Brukseli duhet të vazhdojë të luajë kartën rregullatore dhe, shumë më konkretisht, të promovojë diversifikimin e tregjeve të energjisë. Së bashku me Francën, qeveria federale gjermane duhet të rrisë presionin ndaj Rusisë.

Kjo nënkupton rregullimin më strikt të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe bindjen e Gazpromit që të dërgojë gaz në kufirin ruso-ukrainas. Pezullimi i procesit të certifikimit për Nord Stream 2 nga Agjencia Federale e Rrjetit në mes të nëntorit mund të interpretohet si një sinjal i qartë, ndonëse i vonuar, për Kremlinin se kursi i tij i destabilizimit nuk do të mbetet më pa përgjigje. Edhe Green Deal për të përmbushur objektivat ambicioze evropiane të klimës nuk është përdorur ende nga Brukseli si një mjet për të ushtruar presion ndaj Moskës. Ndryshimi i klimës krijon realitete të reja gjeopolitike që, me kalimin e kohës, do t’i kushtojnë Rusisë burime fitimprurëse të të ardhurave, si mjetet e saj kryesore të fuqisë dhe ndikimit.

Vijat e kuqe

Paralelisht me këtë, Berlini dhe Parisi duhet të ringjallin edhe formatin e Normandisë, një platformë negociuese që bashkon krerët e shteteve dhe qeverive të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës. Refuzimi rus për të marrë pjesë do të ishte tregues.

Ndërsa përpiqet të kundërshtojë agresionin rus, BE duhet gjithashtu të sigurojë që qeveria ukrainase të marrë mbështetjen që i nevojitet për të qëndruar në rrugën e duhur. E lënë pas dore, ekziston një rrezik i madh që vendi të bjer sërish viktimë e oligarkëve aktivë politik si Viktor Medvedchuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko, të cilët hapin derën për rusët në një kohë kur një front i bashkuar është vendimtar.

Qeveria e re federale duhet të përdorë kanalet e saj të komunikimit me Moskën për të komunikuar qartë linjat e kuqe dhe pasojat e veprimeve agresive. Nëse fuqia e kombinuar diplomatike dhe ekonomike e BE-së, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, është e pamjaftueshme për të devijuar Rusinë nga kursi i saj aktual, Evropa do të përballet me një dimër të gjatë dhe të ftohtë./DW

Etiketa: DWRreziqet e konfliktit Ukrainë-Rusi

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Lezhë/ Arrestohen dy persona për kontrabandë

Do ekzekutonin një person në Tiranë për pazare droge, si u parandalua krimi nga Policia e Lezhës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com