Rënia e inerteve është problematika që raportohet nga emergjencat e Elbasanit në disa akse për shkak të reshjeve. Sipas njoftimi, në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar gjatë natës e orët e para të mëngjesit.
Për pasojë në akset nacionale ka pasur prezence inertesh e aluvionesh, si në aksin Elbasan-Qafë Thanë, tek kthesat e Murrashit; në aksin Gramsh-Mollë Grabovë; në aksin Elbasan-Rrogozhinë në Murras.
Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Lumenjtë e përrenjtë kanë prurje mesatare larg pikës së rrezikut. Në furnizimin me energji ka një fider jashtë pune në Gramsh tek i cili po punohet nga ana e OSHEE.