Banorët në Elbasan protestojnë për mbifaturimet e ujit. Reagon Ndërmarrja e Ujësjellësit: Gabim nga punonjësit, u shkarkuan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët në Elbasan protestojnë për mbifaturimet e ujit. Reagon Ndërmarrja e Ujësjellësit: Gabim nga punonjësit, u shkarkuan

11:04 | 06/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Disa banorë të Elbasanit kanë dal në protestë për shkak të mbifaturimit të ujit.

Banorë të lagjes “Shënkoll” në Elbasan njoftojnë se janë bërë gabime në matjen e sasisë së ujit që kanë konsumuar gjatë muajit të fundit, çka ka sjellë dhe rritje të faturës. Ndërkohë, një prej protestuesve ka pohuar fatura e ujit i ka shkuar në 284 mijë lekë të vjetra.

Banorët kanë bërë thirrje që të rregullohet ky gabim nga ana e ndërmarrjes së Ujësjellësit, duke kërkuar që të kthehet fatura afrofe.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Jemi mbledhur sot këtu pasi jemi një lagje e tërë që jemi diskriminuar dhe na ka ardhur një faturë uji jashtëzakonisht e rëndë. Unë po flas për veten. Ne lajmë dritat dhe ujin çdo muaj. Në 24 nëntor unë do duhet të paguaja lekët për tetorin. Lashë librezën në dhe më tha zonja që paske një prapambetje shumë të madhe, 280 mijë lekë. Erdhëm dhe pyetëm këtu, erdhi faturisti dhe më tha nuk jua kam bërë unë por jua ka bërë kjo. Në vitin 2020 në gusht, më tha faturisti që paske një debit 80 mijë lekë. E pagova. Sot pas 1 viti më erdhi një faturë 284 mijë lekë”, -tha një prej banorëve.

Lidhur me situatën ka reaguar Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Elbasanit. Kreu i këtij institucioni, Luan Dervishi ka dhënë një sqarim lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm që ka ngritur në protestë disa banorë të qytetit.

Në një prononcim për mediat, ai bën me dije se punonjësit e UKE-së, nuk i kanë lexuar sahatet siç duhet, ndaj ata janë pushuar nga puna dhe janë zëvendësuar me persona të tjerë.

“Në lidhje me situatën e krijuar ku disa banorë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Kemi kontaktuar me këta banorë. Ka ndodhur një fenomen i tillë ku disa punonjës të UKE-së, Elbasan, nuk kryer detyrat si duhet. Faturat nuk kanë shkuar si duhet, faturat janë shkruar nga shtëpia. Ne si ndërmarrje kemi marrë masat që duhen, kemi vendosur punonjës të tjerë dhe këta janë larguar. Më pas e kanë çuar numrin që duhet në sahat. Qytetarët janë të rregullt me faturat e tyre. Na vjen shumë zor kur ndodhin situata të tilla por për një punonjës nuk mund të penalizojmë dot të gjithë UKE-në. Ne mundohemi t’i qëndrojmë qytetarëve t’i zgjidhim hallet dhe duam t’i takojmë një për një, të lidhim një kontratë, dhe ata që kanë fatura të akumuluara, t’i ndajmë me këste dhe t’i paguajmë”, tha ai.

Etiketa: Banorët në Elbasanmbifaturimet e ujitNdërmarrja e Ujësjellësitprotest

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Prej javësh nën ujë, banori i Obotit: E kam varkën si bukën e gojës (film)

“Oboti rrezikon të përmbytet”, prefektja e Shkodrës: Akset ku nuk këshillohet lëvizja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com