I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, pritet të vizitojë Tiranen javën e ardhshme. Sipas raporteve ne media, pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm.