Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i kërkoi llogari kryeministrit Edi Rama në një interpelancë për nismën e tij për “Ballkanin e Hapur”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani i Hapur nuk është tjetërsim i procesit të Berlinit, është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.
Rama: Unë ju falenderoj për këtë mundësi, besoj se për temat e interesit të përbashkët nuk është asnjëherë mjaft, kemi detyrën të gjitha forcat politike të bjhmë më shumë për të dëgjuar një tjetrein. Ballkani i Hapur nuk është tjetërsim i procesit të Berlinit, është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit. Si dhe adresohen nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, përpunuesve dhe prodhuesve të këtij vendi. A e dini ju zot Shehu dhe cilidoqoftë se sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Duke qënë se thelbi i debatit është Serbia, po ju jap dhe një të dhënë tjetër, 57 eksportues janë frutash dhe perimesh, që aktualisht janë në aktivitet.