Qyteti francez ku luan sot kombëtarja jonë pushtohet nga ngjyrat e flamurit, qindra tifozë vërshojnë nëpër rrugët e qytetit të veshur me fanellat e kombëtares
Kuq e zi ka pushtuar sot qytetin francez Lens. Qindra tifozë kuq e zi janë lëshuar nëpër rrugët e qytetit francez atje ku pritet përballja e kombëtares shqiptare me atë të Zvicrrës. Është hera e parë që Shqipëria luan në finalet e kampionatin Evropian, ndaj dhe tifozët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, e të tjera vende kanë vërshuar sot në qytetin francez për të mbështetur skuadrën Kuq e ZI.
Fotot e realizuar pak çaste më parë nga 27.al, përcjellin atmosferën nëpër rrugët e këtij qyteti të cilat kanë marrë ngjyrat e flamurit shqiptar.