Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit/ Alibeaj: Paditet për shpërdorim detyre Veliaj dhe Leli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit/ Alibeaj: Paditet për shpërdorim detyre Veliaj dhe Leli

11:02 | 24/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit po mbahet këtë të mërkurë, ku kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, bëri me dije objektivat e mbledhjes.

Alibeaj njoftoi se për bashkinë Tiranë dhe Vlorë do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre.

“Kujtoj që miratimi i planit do të ishte i plotë vetëm kur veprimtarinë hetimore ta kemi të plotë, në bazë të ligjit. Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, ministritë dhe 12 inspektorate dhe një sërë institucionesh të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon për institucionet e tjera kanë kaluar tre javë. Ne duhet të reagojmë sa herë që vërehet një diferencë në rastin më të mirë të mos kthimit të përgjigjes, jo njëherë, por e treta herë. Njoftimi ka mbërritur në këto bashki dhe besoj se nuk ka asnjë lloj justifikimi ligjor për të pritur. Është detyrim ligjor për secilin anëtar për të reaguar. Në dy seancat e kaluara kam bërë paralajmërimin, jo kërcënim, thjeshtë sjellja në dijeni e sanksioneve që ka komisioni në dorë për të reaguar kur institucionet e tjera nuk përgjigjen. Në përfundim të kësaj mbledhje, theksoj se për bashkinë Tiranë dhe Vlorë do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre”, tha më tej Alibeaj.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Gjatë fjalës së tij Oerd Bylykbashi u shpreh se ky Komision nuk mund të nëpërkëmbet me heshtje.

Nga ana e tij Toni Gogu, theksoi se po nuk po realizohet qëllimi për të cilën janë mbledhur, ndërsa bëri thirrje që të mos humbet kohë por Komisioni të nisë nga puna, pasi sipas tij shteti është në këmbë për të hetuar zgjedhjet.

“ Në rend ditë kemi thelbin e këtij Komisioni, ndërkohë që po vazhdojmë të humbim kohë. Pretendimet e kolegëve hidhen poshtë nga moria e informacionit që ka mbërritur. Mos u panikoni, shteti është ngritur në këmbë sepse do të hetojë zgjedhjet”, theksoi Toni Gogu.

Pjesë nga diskutimi:

Enkelejd Alibeaj: Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentet e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1 Janar 2020-31 Prill 2021. Për Bashkinë Tiranë Ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për tërmetin. Këto 2 bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithate njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë ë tyre.

Toni Gogu: Mendoj që duhet të presim informacionin, se edhe shërbimet postare funksionojnë të ndryshe. Por jam i sigurt se informacioni është duke mbërritur.

Ervin Salianji: Bindja e deputetit të PS nuk duhet të na bëjë ne që të tolerojmë në lidhje me ligjin. Bashkia e Tiranës ka resurse shumë të mëdha, kështu që nuk ka qenë pengesë kjo për moskthimin e përgjigjeve. Duhet vazhduar të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre. Po tentojnë të trajtojnë shtetin si pronë personale.

Oerd Bylykbashi: Shpërfillja e treguar na detyron që të vendosim përpara forcës shtrënguese të ligjit bashkitë që nuk e kanë respektuar atë. Në këtë fazë askush nuk mund të mendojë se mund të nëpërkëmbë parlamentin, që ka investuar pushtetin e tij tek ky komision. Duhet të tregojmë forcën e ligjit dhe të operojmë pa vonesë.

Toni Gogu: Jeni duke humbur kohë, pasi institucionet po zbatojnë afatet. Të dyja pretendimet që ngrenë kolegët hidhen poshtë nga moria e informacionit që ka ardhur. Të kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës.

Enkelejd Alibeaj: Miratimi i planit të hetimit, që është pika tjetër, do të ishte i plotë, kur ne të kishim të gjithë informacionin e plotë të kërkuar. Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, nga 12 inspektorate, nga ministritë dhe institucione të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon. Shkresat janë dërguar prej më shumë se 3 javë përpara. Detyrimi për përgjigje është sipas afateve që vendos komisioni. Ne duhet të reagojmë, pasi sa herë vërehet një indiferencë, në rastin më të mirë, nuk ka më justifikon ligjor. Është detyrim ligjor që të reagojmë ligjërisht ndaj këtij qëndrimi. Në përfundim të kësaj mbledhje do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre.

Etiketa: Bashkia TiraneBashkia VloreEnkelejd AlibeajErvin SalianjiKomisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillitOerd BylykbashiToni Gogu

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Mjekë në karantinë se i shërbyen të prekurve me koronavisur, PD: Ja tre masat urgjente që duhet të marrë

PD prezanton planin e hetimit për zgjedhjet: Brenda 1 muaji thirren dëshmitarë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të SPAK-ut dhe Bashkisë së Tiranës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com