Dialogu me Serbinë, Bislimi: Ka rëndësi që marrëveshja të jetë e mirë, jo afati kohor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu me Serbinë, Bislimi: Ka rëndësi që marrëveshja të jetë e mirë, jo afati kohor

11:34 | 20/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar, që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përputhet me mandatin e kryeministrit, Albin Kurti.

Bislimi tha se afatet kohore për arritje të marrëveshjes janë paraqitur, por ai nuk dha një datë të saktë. “Afatet kohore faktikisht janë paraqit, por kanë të bëjnë me njëfarë koincidence që edhe mandati i z. Kurti, edhe i z. Biden edhe i z. Borrell përputhen”, tha Bislimi.

Bislimi theksoi se megjithatë, për Kosovën është shumë me rëndësi që marrëveshja të jetë e mirë. Ai u zotua se nuk do të nënshkruajnë marrëveshje e cila do të jetë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

“Për neve është me rëndësi që marrëveshja fillimisht të jetë e mirë, të mos jetë në dëm të qytetarëve, pastaj afati kohor është i një rëndësie por, jo aq primare sa është kualiteti I marrëveshjes. Nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për të cilën do ta dimë sigurt që është në dëm të qytetarëve”, theksoi Bislimi.

I pyetur nëse ka hezitim për marrëveshje, Bislimi tha se nga pala kosovare nuk ka hezitim për marrëveshje por kjo duket se vjen nga pala serbe.

“Ka hezitim nga pala tjetër. Ne jemi duke thënë se fokusin kryesor duhet ta kemi tek marrëveshja e përgjithshme, ligjërisht e obligueshme, pala serbe po thotë të merremi njëherë me marrëveshjet tjera të kaluara, pastaj shkojmë të marrëveshja gjithëpërfshirëse”, theksoi Bislimi.

Sipas tij, dinamika zgjedhore në Serbi po i bën ata të jenë më agresiv në dialog.

 “Mendoj që dinamikat zgjedhore që kanë ata në Serbi, po ia imponojnë një qasje më agresive në dialog, por kjo do u hakmerret palës serbe në afatgjatë”, theksoi zëvendëskryeministri.

Në situatën të cilën Kosova është tash në dialog me Serbinë, sipas Bislimit e kanë sjellë guximi i qeverive të kaluara të Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjeve.

 “Guximi i qeverive të kaluara na ka sjellë në këtë situatë, me këto 30 marrëveshje të cilat janë të paimplementueshme”, tha Bislimi.

Ai theksoi se nëse marrëveshjet që janë nënshkruar më herët do të ishin të mira, atëherë nuk do të kishte nevojë që pas kaq vitesh të diskutohej për to, por ato do të implementoheshin shumë më herët.

 “Ne po flasim tash për marrëveshjen e asociacionit e cila daton nga viti 2013, pse po flasim në vitin 2021. Po të ishte e mirë do të ishte implementu që moti, nuk do të ishte pjesë e bisedimeve sot. Për marrëveshjen për energji nuk është deklaruar Gjykata Kushtetuese, është e nënshkruan në 25 gusht 2015, pse nuk është kryer deri sot. Më gjej një marrëveshje për të cilën mundesh me u mburr që Edita Tahiri ka bërë një punë të mirë”, tha Bislimi për telegrafin.

Bislimi tha se dialogut me Serbinë i kanë hyrë më kujdes, e jo me guxim.

“Edita Tahiri ju ka thënë juve se marrëveshja e fusnotës do të shkrihet si fluskë e borës. Ky është kualiteti i marrëveshjeve të qeverive të kalume dhe ky është guximi i tyre. Ne i hyjmë me kujdes, jo me guxim”, tha Bislimi.

Etiketa: Besnik Bislimidialogu kosove serbidialogu me SerbineZëvendëskryeministri i Kosovës

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Aksion “blic” në të gjithë Tiranën, arrestohen katër persona

Policia arreston 16 persona në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com