Për vogëlushin Mateo janë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj te shkallët e kryeministrisë në shenjë homazhi për 8-vjeçarin, që u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
Shumë qytetarë të prekur nga ngjarja e rëndë, disa prej tyre edhe me fëmijët përdore janë afruar me qirinj në shkallët e Kryeministrisë.
Disa ndalen dhe kërkojnë drejtësi duke theksuar se duhet dënim maksimal ndaj autorit të këtij krimit të rëndë.