Zv.kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, tha se që kur kjo agjenci ka zyrtarizuar aktivitetin në Tiranë kanë avancuar me 3 projekte.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për reformën në energji, Ahmetaj tha se energjia e rinovueshme që prodhojmë ne nuk mjafton.
“Falenderoj të gjithë donatorët. Me agjencinë franceze për zhvillim kemi nisur që prej vitit të kaluar me një bashkëpunim intensiv që u finalizua me marrëveshjen e firmosur. Nga qershori 2020 kur zyrtarizoi aktivitetin në Shqipëri ne kemi avancuar me 3 projekte. Ne nënshkruam sot edhe për barazinë gjinore atë që iu referuam më parë, projekti i 3 është në kuadër të rindërtimit, ju më keni dëgjuar shpesh që ti referohem ndihmës franceze një projekt që angazhon 60 milion euro për rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Durrës i cili është në fazën finale që do nënshkruhet shpejt. Marrëveshja e sotme për sektorin energjetik vjen në një moment të rëndësishëm. Reforma në ernegji ndër më të guximshmet. Fokusi i të gjitha qeverive në botë është adresimi i problemeve në krizën energjetike. Sot kemi panoramë tjetër të sistemit. Suporti i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që bashkon AFD dhe KFV përmbledh disa objektiva. Nga 20 qershori avancuam me 3 projekte me ADF”, tha Ahmetaj mes të tjerash.
Më tej Ahmetaj shtoi se qeveria shqiptare do ia dalë zotimit që ka marrë për të mbrojtur biznesin e vogël dhe konsumatorët familjarë nga kriza energjitike, duke mos rritur çmimet për ta.
“Shumë vende s’ja kanë dalë ta bëjnë këtë. Vende që janë edhe pjesë e G7 si Italia apo vende të BE si Spanja e Greqia e Austria apo Polonia dhe Gjermania kanë rritur cmimet e të fundorëve pra familjeve. Ne kemi marrë zotim që të kemi siguri furnizimi një, të mbrojmë biznesin e vogël dy, pra pa ja rrit cmimet të mbrojmë familjarët tre, do vazhdojmë dhe do ia dalim. Kjo është arritur falë vëmendjes së qeverisë, reformës në sektorin e energjitik punës së përditshmë të kompanive dhe inistrisë dhe mbështetjes së donatorëve”.