Kosova dhe situata në Ballkan, Mediu: Shqipëria duhet të marrë hapa parandalues, ta adresojë urgjentisht në NATO – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe situata në Ballkan, Mediu: Shqipëria duhet të marrë hapa parandalues, ta adresojë urgjentisht në NATO

11:40 | 12/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeti Fatmir Mediu ka dalë sot para mediave për të prezantuar projektrezolutën e iniciuar së bashku me deputetë të tjerë të opozitës për situatën në Ballkan dhe Kosovën.

Mediu tha se kjo projektrezolutë që kërkon marrjen e hapave konkretë nga Shqipëria dhe adresimin e problematikës në NATO do të konsultohet me të gjithë deputetët dhe forcat e tjera politike për të dalë me një qëndrim. Ai tha se deputetët duhet të luajnë rolin e tyre në diplomaci.

Gjithashtu Mediu tha se kjo projekt rezolutë do i dorëzohet sot kryetares së Kuvendit. Shpresoj që do gjejmë mirëkuptimin e të gjitha forcave politike parlamentare duke parë edhe vullnetin e shprehur në Kuvendin e Shqipërisë nga përfaqësuesit e forcave politike gjatë seancës së kaluar”, tha ai.

Read more

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –

Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

PROJEKTREZOLUTA
Duke ndjekur me vëmendje të veçantë rritjen e tensioneve ndëretnike në rajonin tonë, tensione me rrezikshmëri të lartë për ringjalljen e konflikteve të përgjakshme, të cilat janë në thelb të lidhura me politikën e Serbisë ndaj fqinjëve të vet, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Malin e Zi;

Duke u bashkuar me shqetësimin e shprehur nga Parlamenti Europian, Kongresi Amerikan, Parlamenti Britanik, nga disa qeveri të vendeve europiane dhe shumë analistë seriozë në Europë e në SHBA, shqetësim i mbështetur sidomos në përpjekjet e fundit të Republika Srbska, për t’u shkëputur nga BiH, gjë që po çon, sipas vlerësimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së në BiH, Christian Schmidt, në shembjen e marrëveshjes së paqes, nënshkruar në Dejton në vitin 1995, me ndërmjetësimin e SHBA;

Duke i parë të ndërlidhura narrativat destabilizuese të Presidentit Vucic dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit serb, me ndërhyrjet e hapura për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me tentativat e Republika Srbska për të krijuar ushtrinë e saj, jashtë kontrollit kushtetues të Sarajevës, deklarimet për shkëputje nga BiH, situatën e paqëndrueshme politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe me dislokimin e kohëve të fundit të ushtrisë serbe në kufi me Republikën e Kosovës, gjë që e shtyu Kryeministrin Kurti të paralajmëronte se rajoni po shkonte drejt një konflikti të armatosur;

Duke parë gjithashtu se kjo tablo shqetësuese është e ndërlidhur ngushtë me intensifikimin e shumëfishtë të pranisë Ruse në rajonin tonë, në zbatim të deklaratës së Presidentit Putin, se “Ballkani është një back yard i Rusisë”, gjë që në realitet po kryhet përmes mbështetjes ndaj Serisë, për ta shndërruar atë në fuqi dominuese në Ballkanin Perëndimor, si rrugë për ta rritur presionin mbi Uashingtonin dhe Brukselin;

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:
1. Të ngarkojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këshillim me partnerët tanë strategjikë dhe ta adresojë urgjentisht këtë problematikë në NATO.

2. Nëpërmjet delegacioneve të veta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ta shpërndajë këtë rezolutë në këto asamble dhe ta bëjë atë objekt debati atje, si dhe forumet e tjera ndërparlamentare.

3. I kërkon qeverisë, si anëtare e përkohshme për dy vitet e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, të përcaktojë qartësisht objektivat për rajonin dhe Kosovën.

4. Të shtohet mbështetja për Integrimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, duke shpjeguar me theks të ri, se lënia e këtij shteti të ri jashtë, e ekspozon atë dhe rajonin me lehtësi përballë kërcënimeve ruso-serbe.

5. Të organizojë një forum ndërparlamentar Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë – Maqedoni e Veriut, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare.

Etiketa: Deputeti Fatmir MediuKosova dhe situata në BallkanNATOShqiperia

Të Lidhura

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –

nga 27
15:29 | 02/02/2026
0

Pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna të rimbursueshme. Një ngërç i krijuar nga miratimi i çmimeve të reja, si dhe...

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –

nga 27
15:13 | 02/02/2026
0

Bashkia e Romës ka vendosur që nga sot, ora 9:00 e mëngjesit të jetë e detyrueshme pagesa e një bilete...

Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –

Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –

nga 27
14:49 | 02/02/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke...

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

nga 27
14:17 | 02/02/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve të tij me demokratët në të gjithë vendin, në kuadër të komunikimit të...

Para
Protestuesit bllokojë autostrafën Lushnje-Fier, Korreshi: Kurseni ndonjë biftek tek Nusreti

Përplasje mes policisë dhe fermerëve, bllokohet rruga nacionale Lushnje- Tiranë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –

15:29 | 02/02/2026
Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –

15:13 | 02/02/2026
Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –

Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –

14:49 | 02/02/2026
Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

14:17 | 02/02/2026
Do të ngujohemi në Bulevard deri në largimin e Ramës, kjo është kërkesa e qytetarëve –

Do të ngujohemi në Bulevard deri në largimin e Ramës, kjo është kërkesa e qytetarëve –

14:09 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –
  • Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –
  • Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –
  • Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin
  • Do të ngujohemi në Bulevard deri në largimin e Ramës, kjo është kërkesa e qytetarëve –
  • Ramës i duhen prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –
  • Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com