Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat deklaroi se firmat e delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar janë në zyrën e tij.
Paloka theksoi se ky proces është në respektim të statutit të PD. Ndër të tjera ai tha se është verë Kuvendi Kombëtar ai që do të bëjë verifikimin e firmave dhe se formularët do të hapen më 11 dhjetor.
Paloka tha gjithashtu se ai vetë nuk ka firmosur, por është i detyruar të plotësojë kërkesën e më shumë se gjysmës së delegatëve.
“Kërkojnë mbledhjen e Kuvendit kjo është edhe arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast. Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve për të mbledhur Kuvendin siç e kanë kërkuar. Firmat janë depozituar në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin që dha vetë zoti Berisha. Nuk ka detyrim dhe nuk asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit të PD. Ai proces që është ndjekur është edhe procedura që ndiqet. Një kërkesë e veçantë nga firmëtarët është që të ruhet fshehtësia e të dhënave, një problem që nuk hasemi për herë të parë në Shqipëri. pak rëndësi ka kjo është e drejtë mbrojtja e të dhënave personale. Për këtë arsye këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për tu hapur në ditën e Kuvendit ku do të bëhet verifikimi një për një. Jam një nga ata që nuk kam firmosur, por jam i detyruar që të plotësoj kërkesën e më shumë se gjysmës që kërkojnë të mblidhet,” tha Paloka.