Asnjë viktimë nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 444.