Kryetarja e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë,Albana Vokshi ka shkaktuar të qeshura, teksa ktyeti ministren Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në lidhje me hartimin e kurikulës së akademisë së barinjve.
“Për akademinë e barinjve, kush do e hartojë kurikulën? Në cilin nivel të KÇK-së do jenë? Po aman tani, kemi ministren një pyetje po i bëj meqë është këtu. Kush do të jenë studentët e kësaj akademije e barinjve? Të lutem, po pyes. E di që mund të mos e di, por ta kthejë përgjigjen me shkrim. E kam shumë serioze. S’qenka serioze se kush do hartojë kurikulën e akademisë së barinjve?!” tha Vokshi.