Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar duke marrë mjekim në spital. Sajmir Mersini banues në Levan akuzohet për veprën penale dhunë në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton policia e Fierit.