Policia e Lushnjes asgjëson rreth 2300 rrënjë kanabis sativa, në kërkim dy kultivuesit e bimëve narkotike
Burimet nga policia bëjnë të ditur se janë gjendur 2074 rrënjë bimë narkotike si dhe 198 fidanë. Operacioni policor “Burimi i Caushit” u zhvillua në fshatin Çiflik të Lushnjes, por nuk u arrit arrestimi i kultivuesve. Policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, si dhe Y.P, 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” Berat(me banim të përkohshëm në fshatin Çiflik, Lushnje). Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit N.N dhe Y.P në bashkëpunim me njeri tjetrin, i kanë kultivuar bimët narkotike në tokën në pronësi të shtetasit N.N.
Gjithashtu, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Bashkim Sulaj, 47-vjeç, banues në lagjen”Kryengritja e Fierit” Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Llakaj” të fshatit Çorrush, Mallakastër, në ullishtën në pronësi dhe pranë banesës së shtetasit Bashkim Sulaj, u gjetën dhe asgjësuan 640 bimë narkotike të llojit kanabis sativa të mbjella në 19 arka felizoli. Gjithashtu në një dhomë pranë banesës u gjetën arka felizoli bosh dhe pleh kimik e organik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.