Kryeministri Edi Rama ka vijuar me show-n e plehrave. Këtë të dielë mesazhin kreu i qeverisë e dha nga Vlora, duke u bërë pjesë në aksionin e pastrimit të territorit që nisi sot.
Në fund të fjalës së tij ku paralajmëroi sanksione për kryetarët e bashkive për menaxhimin e kësaj situate, Rama është ulur vetë me qese në dorë për të mbledhur mbeturinat te Pylli i Sodës.