Ish-kryeministri Sali Berisha e ka rikthyer sërish në Tiranë foltoren e tij. Të amfiteatri i Arteve Berisha ka mbledhur të rinjtë e FRPD.
Gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve foli për problemet e brendshme të partisë, ndërsa sulmoi kryetarin Lulzim Basha.
“Kemi probleme të forta të brendshme të PD. Del kryetari , dha urdhër, çdo lloj morali që drejtues dhe së fundmi është vërsul ndaj organizatës suaj dhe të grave demokrate, si një hakmarrje e turpshme dhe primitive. Po të ishte burrë do të ishte sot para jush, duhet të ishte këtu me Belindin, mua në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhëra me telefon. Uzurpimin e grave dhe të rinjve. Forumi juaj ka drejtuesit e vet, themelimin e tij, forumi juaj nuk është prone,” deklaroi Berisha.