Këshilli i Europës i cili po monitoron me rreptësi Qeverinë shqiptare në zbatimin e ligjit të pronësisë vlerëson pozitivisht të gjitha përpjekjet ligjore të saj për ti dhënë zgjidhje çështjes së pronave në vend. Në një vendim të Komitetit të Ministrave të siguruar nga Ora News, veçohet si përparim hartimi dhe zbatimi i akteve nënligjore të ligjit të pronave. Në vendimin e këtij Komiteti përmenden edhe pyetjet specifike që janë ngritur në Gjykatën rreth tij, ndërsa ngarkohen autoritetet shqiptare që të njoftojnë në vijimësi Këshillin e Europës për progresin në fushën e pronësisë.
Nga Këshilli i Europës dhe konkretisht Komiteti i Ministrave të këtij Këshilli vjen një notë vlerësimi pozitive për Qeverinë shqiptare në kapitullin e politikave të ndjekura prej saj në lidhje me çështjen e pronave.
Vendimi i Komitetit të Ministrave,pritet të publikohet të premten,ku përmbledh disa pika kryesore në raport me çështjet e pronësise dhe hapat ligjor të Qeverisë.
Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës ka arritur në këto konkluzione pas monitorimit me imtësi të planit veprimit të hartuar nga Qeveria për çështjet e pronësisë si dhe pas zbatimit të disa vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po nga Qeveria shqiptare. Në këtë vendim që vjen pas një periudhë monitorimi Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës vëren:
- Duke rikujtuar se Komiteti ka mirëpritur adaptimin e Ligjit për Kompensimin e Pronave të shpronësuar gjatë regjimit komunist si një hap mjaft pozitiv në proçesin e ekzekutimit të gjykimeve në këtë grup çështjes, nënvizuar me interesin e masave të adaptuara për implementimin.
Në këtë dokument të siguruar nga Ora News, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës nënvizon se mirpret adaptimin e tre akteve nënligjore të ligjit të pronave, themelimin e një mekanizmi periodik që përfshin Drejtorinë e Përgjithshme të Agjensisë, Ministrin e Drejtësisë, Kryeministrin, Komisionin Parlamentar të Financave, atë të Ligjeve, të Administratës Publike dhe të drejtave të njeriut.
Ndërsa fakti që ligji i pronave ndodhet në Gjykatë Kushtetuese për intepretim pas padisë së grupeve të interesit të Presidentit dhe të opozitës në vendimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës përcillet kështu.
- Nënvizohet në këtë kontekst se pyetjet specifike që lidhen me kushtetutshmërinë e ligjit të ri kanë mbetur pezull në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërsë, e cila ka vendosur që të mos ndërpresë aplikimin e Ligjit të ri, duke mbajtur pezull vendimin.
Vendimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës fton autoritetet të njoftojnë rregullisht për progresin që do të arrihet në zbatimin e ligjit të pronave.