Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e ka pyetur ministren e Financave Delina Ibrahimaj, nëse qytetarët do të paguajnë taksë për të kaluar në Rrugën e Arbrit. E pranishme në mbledhjen e sotme të Komisionit në fjalë, Çupi tha se në kontratë thuhet se do vendoset taksa 4 euro për dibranët që do kalojnë në këtë rrugë për të ardhur në Tiranë dhe anasjelltas. Ministrja tha se aktualisht nuk ka asnjë parashikim buxhetor për të paguar tarifë për rrugën.
Pjesë nga debati:
Dhurata Çupi: Kryeministri Edi Rama tha se Rruga e Arbrit do të hapet brenda këtij viti, që do të thotë se në vitin 2022 do të udhëtohet aty. Në kontratë thuhet, se nuk e kemi parë asnjëherë, thuhet që do vendoset taksa 4 euro për dibranët që do kalojnë në rrugë për të ardhur në Tiranë? 4 euro për të ardhur në Tiranë dhe katër euro për të shkuar në Dibër, po flasim për qarkun më të varfër… A është parashikuar?
Delina Ibrahimaj: Ne bazohemi në kërkesa që janë zyrtare, nuk bazohemi as në media dhe as në gazeta dhe për këtë kërkesë nuk ka asnjë parashikim buxhetor aktualisht. Ky është koncesion, ne kemi parashikuar pagesën e këtij koncesioni në bazë të çfarë dokumentacioni kemi aktualisht në dispozicion dhe në bazë të kontratës koncesionare.
Dhurata Çupi: A parashikohet tarifa 4 euro
Delina Ibrahimaj: Unë e ktheva përgjigjen time.