Pas 5 ditësh ndërprerje mbrëmë rinisi furnizimi me ujë të pijshëm në Krujë, por ka zgjatur vetëm një orë.
Nëpër rubinetët e banesave uji është rikthyer në orën 20.00 dhe është ndërprerë në orën 21:00.
Kjo ka sjellë irritimin e qytetarëve, të cilëve nuk u ka dalë koha për të kryer të gjitha nevojat.
ISHP ka dalë në përfundimin se uji kishte prani të bakterit “enterokok”, qe sipas tyre ka ardhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përzierjen e ujërave.