Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë vendimin e qeverisë shqiptare duke theksuar se nga sot ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës.
“Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike”, shkruan Veliaj.
Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira.