Kryeministri fyen opozitën: Jeni një tufë që do të hani njëri-tjetrin, reagon ashpër opozita, kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca
Megjithse ka munguar në seancën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, sherri mes mazhorancës dhe opozitës ishte në nivelet e banalitetit. “Jeni një tufë që do hani njëri-tjetrin”, kështu iu është drejtuar kryeministri Rama deputetëve të opozitës, nga foltorja e kuvendit, ku po fliste për reformën në drejtësi. Sulme të forta të kryeministrit ndaj opozitës e cila refuzoi konsensusin për reformën në drejtësi, e kanë ndezur debatin mes palëve i cili ka përfunduar si zakonisht me grumbullim të deputetëve të opozitës rreth foltores së kuvendit, ku vazhdonte të fliste kryeministrio. Shfaqje e përjavshme, teatër, banalitet, fyerje e aspak politikë.