Komisioni Hetimor për hetimin e krimeve zgjedhore për 25 prillin do të thërrasë për të dëshmuar 24 funksionarë publikë.
Këta të fundit do të japin sqarime në lidhje me disa pika të përcaktuara nga komisioni i drejtuar nga demokratët.
Lista ka emra nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuesin dhe ish-drejtuesin e policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ardi Veliu e deri te dy gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e sotme se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.
“Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike.
Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, tha Alibeaj.
Lista e personave që do të thirren për të dëshmuar:
Rama- Kryeministër
Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin
Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture
Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë
Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit
Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Arben Kraja- Kreu i SPAK
Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit
Artan Lame – Kreu i Kadastrës
Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t
Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit
Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike
Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile
Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike
Adrian Çela – Administrator i OSHEE
Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare
Besnik Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Erinda Ballanca – Avokati i Popullit
Armand Shkullaku – Gazetar
Andi Bushati – Gazetar