Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Gazetari humbi betejën me Covid në moshën 58-vjecare.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se virusi e ndau nga familja, miqtë dhe kolegët.
“Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.