Ndërkohë, që shpalli krizën sapo nisi mandatin e tretë, kryeminstri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se do të hedhë në hapësirë dy satelitë me emrat “Albania 1” dhe “Albania 2”.
Pavarësisht nga të qeshurat në sallë, kryeministri me seriozitetin më të madh këmbënguli, se do ta bëjë realitet ngritjen e satelitëve “Made in Albania” ndoshta që vitin tjetër.
“Prisni prisni! Qeshni, qeshni! Jo vetëm drona por do të çojmë edhe satelitë në hapësirë. Po, po, satelitë. “Albania one”, “Albania tëo” do t’i cojmë edhe ato se për ne ky vend nuk është “Tokë e xanun” dhe nuk është “7 mrekulli solli bota dhe mrekullinë e 8 e bëtë ju”. Se ju jeni të vetmit që keni bërë një qytet pa leje. Sigurisht na keni lënë një situatë që kërkon durim, por ne shohim shumë larg, jo drone por edhe satelitë do të çojmë në hapësirë,” tha Rama.
Kështu, le t’i harrojmë portet dhe aeroportet e premtuara në fushatë, planet e qeverisë janë përtej cdo imagjinate.