“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha do të ndalet në Kukës.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha njofton se takimi në fjalë do të mbahet në Pallatin e Kulturës më 12 tetor, në orën 17:30.
“Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha.