Lufta me ISIS/ Talebanët: Nuk bashkëpunojmë me SHBA, do përballemi vetë me ta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta me ISIS/ Talebanët: Nuk bashkëpunojmë me SHBA, do përballemi vetë me ta

13:25 | 10/10/2021
në Bota, Kryesore
0

Talibanët thonë se nuk do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të luftuar anëtarët e Shtetit Islamik (IS) dhe grupet e tjera ekstremiste në Afganistan.

“Ne do të jemi në gjendje që të përballemi vetë me Daesh-in”, tha për AP-në zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, duke iu referuar ISIS-it me akronimin në gjuhën arabe.

Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e lartë të talibanëve po takohen në Doha të Katarit. Ky është takimi i parë kokë më kokë ndërmjet dy palëve që prej se grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave perëndimore.

Read more

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar për takimet, që u mbajtën më 9 tetor dhe janë planifikuar të mbahen edhe më 10 tetor.

Që prej se morën kontrollin e Afganistanit, liderët talibanë dhe të tjerët kanë qenë subjekt i sulmeve vdekjeprurëse, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), që është degë lokale e IS-it.

Sulmi më i përgjakshëm, për të cilin IS-K ka marrë përgjegjësinë ishte sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në provincën afgane të Kunduzit më 8 tetor, ku është raportuar për mbi 100 persona të vrarë dhe të lënduar.

Në takimet me talibanët, zyrtarët amerikanë kanë thënë se do t’iu bëjnë presion atyre që të zotohen që do të lejojnë evakuimin e qytetarëve të huaj dhe të gjithë afganëve që duan të largohen nga shteti.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet e drejtpërdrejta me talibanët nuk nënkuptojnë që Uashingtoni është i gatshëm që ta njohë qeverinë e udhëhequr nga talibanët.

Al-Jazeera citoi Ameer Khan Muttaqi, që talibanët e kanë emëruar ministër të Jashtëm, të ketë thënë se talibanët kanë kërkuar nga SHBA-ja që të heqë ndalesat për rezervat e Bankës Qendrore afgane.

Pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, SHBA-ja ngriu pothuajse 9 miliardë vlerë të aseteve të Afganistanit, që ka çuar në mungesë të parave dhe rritje të lartë të çmimeve të ushqimeve bazike dhe të karburantit./ Marrë nga REL

Etiketa: Lufta me ISISSHBATalebanet

Të Lidhura

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

nga 27
18:01 | 03/04/2026
0

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para
Vendlindja krenare për Shaqirin, falenderimi i veçantë i Xherdanit

Skandal/ Televizioni zvicerian quan UÇK-në organizatë terroriste, më pas fshin postimin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com