Siguria në vendin tonë është problemi i parë më kryesor, duke u renditur në vendin e 148 nga 163 vende
Shqipëria renditet në fundin e listës së vendeve të Botës për mirëqënien. Në raportin “Goodcountry.org”, për niveline mirëqënies në Botë, Shqipëria është renditur në vendin e 108, nga 163 vende që janë gjithsej.
Shqipëria renditet kështu në të njëjtin nivel me Kyrgystani, Palau, Peruja apo Uganda. Ndërsa poshtë vendit tonë janë renditur vende jo me ndonjë rëndësi të madhe si Togo, Tanzania apo Liberia.
Sipas raportit, siguria në vendin tonë është problemi i parë më kryesor, duke u renditur në vendin e 148 nga 163 vende.
Problemet e tjera të rëndësishme që pasojnë çështjen e sigurisë dhe paqes janë shëndeti dhe mirëqenia me renditje 126 nga 163. Në vend të parë për mirëqenien është Suedia dhe në vend të fundit Libia.